Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe ambasadoren e SHBA-ve, për të cilën tha se fliste vetëm për ish-zyrtarë dhe jo për politikanë të cilët aktualisht kanë funksione të larta në vend.
Gjithashtu Berisha përmendi Reformën e dështuar në Drejtësi dhe mbi kanabizimin e vendit, duke thënë se ambasadorja nuk tha asgjë lidhur me këto lloj shkeljesh vetëm për faktin se kryeministri Edi Rama ishte mik i filantropit George Soros.
Ish kryeministri , Sali Berisha: Lul Bravën e mbështesin edhe përfaqësues të shtetit mik. Por kë po mbështesin ata, një të marrë peng për dosjen Luzi. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin e kryer, të largojë Sali Berishën nga politika.
Pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësin e saj. Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë nga konispoli në Vermosh dhe nuk thatë një fajlë kundër qeverisë. Si ka mundësi kur prokuroria italiane solli dosjet i krahasuat me ato dosjet e komunizmit? Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të huaj dhe nuk thoni një fjalë? Si ka mundësi që nga ky vend ikin me qindra mijëra qytetarë dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës? Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni Reformën e dështuar në Drejtësi? Si ka mundësi të mbështesni një person që kaloi nga humbja në humbje? Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bravën. Jo! Ata mbështesin Edi Ramën i cili është mik i George Soros. E pamë sesi natën e 25 prillit, zonja shkoi dhe uroi kreun e KQZ për zgjedhje, të cilat ishin më të këqijat në historinë e vendit.