Një emër me rëndësi në qytetin e Mirditës është proceduar penalisht, bëhet fjalë për Drejtorin e Rrugëve pranë Bashkisë Mirditë, Lazër Beci.
Beci ose siç etiketohet ndryshe “gangsteri”, ditën e sotme i ka thyer telefonin një qytetari që ka qenë duke filmuar kryebashkiakun Ndrec Dedaj.
Videoja e momentin është bërë tashmë virale dhe personi i prekur nga gjesti ka vendosur që çështjen ta çojë në polici.
Beci është vendosur në postin e drejtorit që prej ardhjes së Dedajt në bashki, megjithatë nuk dihet se cilat do të jenë masat e marra ndaj tij për veprimin e bërë.