Skip to content
Të Gjitha

Lleshaj jep vendimin pas vrasjes së Bilalajve/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së Shkodrës, ja zëvendësuesi

· 1 min lexim

Mesa duket puna e shumë prej drejtuesve të policisë nuk është në lartësinë e duhur pasi një tjetër drejtori i ka ardhur radha e shkarkimit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vendosur që të shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, ndërkohë që do ta zëvendësojë atë me Niko Brahimin.

I ndodhur në Shkodër pas vrasjes së rëndë ku u vranë dy vëllezëtit Bilalaj, Lleshaj ka dhënë edhe vendimin e marrë prej tij.

Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në krahë, ministri shprehu besimin se Brahimi do të japë impulse të reja për Shkodrën.

“Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi dhe dinjitet sepse ky qytet e meriton”, tha Lleshaj.

Por kush është Vehbi Bushati, drejtuesi i Policisë së Shkodrës që prej 17 shkurit të vitit 2018?

Bushati është i njohur për një karrierë të suksesshme ku edhe ka mbajtur detyra të tilla si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

Gjithashtu për më shumë se 4 vite ka qenë edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Antiterrorit.