Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundnit. Bëhet me dije se nuk ësht shënuar asnjë humbje jete, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkohë sot janë shëruar 357 qytetarë, duke e çuar nuumrin e përgjithshëm në 160247 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!