Mëngjesin e sotëm IKMT ka nisur shembjen e disa ndërtesave në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet.
Banorët nga ana tjetër ashtu siç edhe kishin paralajmëruar kanë protestuar ditën e sotme, kundër shembjes së banesave pa pasur një marrëveshje paraprake.
Banorët janë shrehur se kundërshtojnë sepse sipas tyre nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet përdorimi i pronës.
Aksioni ka hasur në protestat e disa banoreve, ndërkohë që është tentuar bllokimi i fadromave.
Polica e Tiranës ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona, ndërkohë që e gjithë zona është e rrethuar me efektive për të mos lejuar pengimin e aksionit.
‘Përmes VKM 533 dt. 22.9.2021 për rindërtimin dhe shpronësimin për interes publik Bashkia Tiranë ka dorëzuar nje akt-marrëveshje e njëanshëm pa vule dhe firmë, në te cilën nuk gjendet afat fillimi as përfundimi i punimeve. Nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet pronësisë apo përdorimi i pronës’, thuhet nga ana e banorëve.
Banorët e lagjes ‘5 maj’: Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliaj. Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajdut e trathtar.
Ky shtet të vret natën! Djemtë e mi kanë punu gjithë jetën, po më ndalet fryma. E mjera Shqipëri kë ka në krye, rroft Turqia e Serbia. Turp, turp, turp!
Në botë nuk ka ndodh te ne, ça bëhet kështu? Të më kapin zvarrë mua. I kam regjistruar dhe pse jam e moshuar. Dua rrobat që do vesh edhe kur të vdes, i kam lënë brenda..
-Pa ta pi kafen, o Erion Veliaj nuk e lej. Vetëm po më vrave, je tu m’cenu nënën, motrën, jetën. Mbaje mend o Erion! Nuk mbrohesh dot gjithmonë me policë, do kesh luftë deri në fund. Këtu do ketë luftë.