Ditën e sotme është marrë vendimi nga gjykata e Durrësit për lirimin nga burgu të Erjon Petit, një nga dy administratorët e firmës, në kontejnerët e të cilës u sekuestruan 134 kg kokainë nga 143 kg gjithsej,të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit, në portin e Durrësit.
Këtë pasdite ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun. Ata mohuan që të kenë lidhje me sasinë e lëndës narkotike ku deklaruan se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe se çdo javë prisnin konteinerë nga Amerika Latine.
143 kg kokainë u kap në portin e Durrësit ku ka qenë skaneri i kontrollit që zbuloi gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe zbuluar sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës.
Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.
Kujtojmë se pronari i “BanaKing” Trifon Murataj nuk është marrë akoma në pyetje dhe Policia e Shtetit e Ministria e Brendshme nuk ka dhënë akoma deklaratë për këtë çështje,e madje punëtorët e banaking u liruan. Pra duket qartë se në këtë vend mund të bëhet burg për çështje si shitja e fruta-perimeve pa leje por jo për trafik ndërkombëtar kokaine. Ndërkohë nga ana tjetër kjo kokainë thënë e “sekuestruar” po shitet me më pak probleme se përpara me rregullat e forta të “qeverisë”.