Personi në foto është Klodian Bane (Buxhaku), 37 vjec, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjecarit Jurgen Kurti, pak ditë më parë në rrugën ‘Zef Jubani’ në kryeqytet.
Pas ekzekutimit të 26-vjecarit, hetuesit u vunë në ndjekje të një makine tip Mercedez Benz, ‘E Clas’, ngjyrë gri, e cila u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Referuar pamjeve, automjeti rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes.
Pamjet e kamerave të sigurisë e disa mesazhe telefonike, janë provat e forta që implikojnë në krim Klodian Banen, dhe tre të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, si bashkëpunëtorë në atenatin ndaj Kurtit.