Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 9 persona të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.
Ndërkohë qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.
Ekzekutivi u shprehse institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.
Kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.
“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.
Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.