Ditën e sotme presidenti i Kazakistanit, Kashim-Yomart Tokayev, është shprehur për mediat se rendi kushtetutes është rivendosur në pjesën më të madhe të vendit, ku prej ditësh ka pasur trazira të përgjakshme.
Ministria e Brendshme në Kazakistan ka theksuar në një deklaratë se 26 kriminelë të armatosur ishin vrarë dhe më shumë se 3 mijë protestues ishin arrestuar.
Viktima ka pasur edhe në radhët e autoriteteve policore, ku deri më tani janë shënuar 18 oficerë të vrarë.
Ndërkaq, Presidenti Tokaev do t’i drejtohet kombit sot në një komunikatë të jashtëzakonshme, njoftoi televizioni shtetëror.
Kujtojmë se trazirat filluan kur çmimi i gazit dhe karburanteve filloi të rritet, por edhe çmimet e artikujve ushqimorë. Policia tha se godinat e administratës dhe policisë në Almaty ishin objektivi i sulmit dhe se pati një shkëmbim zjarri mes sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ushtrisë në vend.
Mediat e huaja raportojnë se Rusia po dërgon trupa me kërkesë të presidentit kazak. Ata do të vendosen në Kazakistaan për të ndihmuar në “stabilizimin” e vendit, i cili është anëtar i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) së bashku me Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.
Protestat shumë shpejt janë përhapur në gjithë shtetin, duke shfaqur mbështetje për protestat që kanë shpërthyer fillimisht në Mangastau. Në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi lidhur me çështjet si korrupsioni, papunësia dhe pagat e ulëta