Pandemia e Covid vijon ende të marrë jetë, teksa shënon edhe raste të reja të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, situatat nga Covid është paraqitur mirë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar 29 raste të reja. Këta të fundit janë pacientë të infektuar me virus. Gjatë ditës së sotme, sipas M.SH.K, janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga nisja e pandemisë e deri tani, është158.060.
Ndërkohë nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive është 509. Kosova vijon të shënojë një ulje të shifrave me Covid-19.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
02 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060
Në total numri i rasteve aktive është 509.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Sipas ekspertëve, uljet e infektimeve lidhen direkte me rritjen e vaksinimit, gjë që ka ndikuar dhe tek ulja e pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar.