Nata e ndërrimit të viteve pritet të sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Belinda Balluku. SIpas Ballukut kjo do të ndodh për shkak të mbingarkesës.
Balluku:
Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla por do zgjidhen menjëherë se të gjitha grupet janë në gatishmëri.
Kujtojmë se para pak ditësh përmes një postimi në twiter, Edi Rama ka ‘urdhëruar’ Belinda Ballukun të ‘shpërndajë’ energji elektrike në Kosovë në këto ditë festash për shqiptarët.
Postimi i Ramës:
Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve. Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi.
Por edhe pse jemi vetë të përfshirë në krizë, kryeministri jonë është treguar zemërgjerë, teksa ka dalë garant që për dy ditë të festës së ndërrimit të viteve, Kosovës të mos i mungojë energjia elektrike. U duket paradoksale kur e lexon, por që Rama si duket ka nisur të ndjekë me imtësi ecurinë e krizës në Kosovë dhe ka menduar që të ndihmojë popullin e Kosovës.