Në qytetin e Beratit, policia ka arrestuar inspektorin e Tatimeve dhe një specialist të DZM-së. Mësohet se të prangosurit akuzohen për ryshfet dhe korrupsion. Mësohet se policia pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur kapjen e dy shtetasve.
Në kuadër të operacionit “Tatimet” janë ekzekutuar masat e sigurisë për 3 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia:
Arrest në burg” për shtetasin Z. M., 50 vjeç, banues në Berat, inspektor i tatimeve në DRT Berat, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Arrest në shtëpi” për shtetasit A. Z., 66 vjeç, banues në Skrapar dhe V. Sh., 42 vjeç, banues në Drenovic, Berat (të dy administratorë subjektesh), për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Shtetasi Z. M., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt, nga shtetasit A. Z. dhe V. Sh, duke i favorizuar në kontrollin e dokumentacionit të subjekteve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.