Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mijëra afganë rrezikojnë të vdesin këtë dimër, zbulohet plani i Gjermanisë për t’i shpëtuar

13:26 24/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Afganistani po përjeton një “katastrofë humanitare”, deklaron ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Ajo tha se duhet bërë më shumë për të ndihmuar Afganistanin pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Qeveria gjermane është zotuar të përshpejtojë evakuimin e njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje në Afganistan, tha të enjten ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Baerbock dëshiron të zgjerojë opsionet e largimit për afganët që kanë nevojë për mbrojtje. Ajo e bëri të ditur këtë kur paraqiti një plan veprimi për Afganistanin.

Qeveria federale dëshiron edhe ta zgjerojë evakuimin nga Afganistani të njerëzve veçanërisht të rrezikuar. Për këtë duhen eleminuar pengesat burokratike për marrjen e vizave, tha Annalena Baerbock në Berlin gjatë prezantimit të një plani veprimi për Afganistanin.

Afganistani “po ecën drejt katastrofës më të madhe humanitare të kohës sonë”, tha Annalena Baerbock kur prezantoi “planin e veprimit” të Gjermanisë.

“Sektorët kryesorë të ekonomisë kanë pësuar kolaps, shumë njerëz janë të uritur,” u tha Baerbock gazetarëve. “E ke të vështirë të pranosh se familjet, në dëshpërimin e tyre, shesin bijat e tyre për të blerë ushqime”.

Janë veçanërisht gratë dhe vajzat ato që vuajnë nga dominimi i talebanëve radikalë islamikë, theksoi Baerbock. Për ta “çdo ditë ka rëndësi këto ditë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme njoftoi për forcimin e lidhjeve me aktorët e shoqërisë civile në Afganistan, në mënyrë që të përshpejtohet largimi i afganëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe për të përfituar nga premtimi i mirëseardhjes nga Gjermania.

Katër muaj pas përfundimit të transportit ajror ushtarak, Baerbock tha se më shumë se 15.000 vetë, të cilët Gjermania kishte premtuar t’i mirëpriste ndodhen ende në Afganistan.

Kjo nga gati 25000 premtime për të ardhur në Gjermanië Këtu bëjnë pjesë rreth 135 shtetas gjermanë. Ajo këmbënguli se ata “nuk janë harruar”.

Së bashku me Ministrinë Federale të Brendshme, ne duam të heqim pengesat në procedurën e vizave për të mos humbur muaj të çmuar gjatë evakuimit, konfirmoi Baerbock.

Në disa raste kjo mund të nënkuptojë futjen e të dhënave digjitale dhe kontrollin e sigurisë para nisjes dhe dhënien e vizave në vendet e tranzitit ose pas mbërritjes në Gjermani.

Përveç kësaj, tha ajo, diskutimet me shtetet fqinje të Afganistanit për rrugët shtesë të daljes duhet të fitojnë “vrull të ri”. Deri tani, qeveria federale ka qenë në gjendje të largojë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje vetëm përmes Katarit dhe Pakistanit si pjesë e programit të saj të evakuimit.

Që kur talebanët morën pushtetin në gusht, më shumë se 10.000 vetë janë larguar nga vendi me ndihmën e Gjermanisë, duke përfshirë 5300 vetë si pjesë e një evakuimi ushtarak, tha Baerbock.

Ministrja e Jashtme e qeverisë së re gjermane tha se rreth 24 milionë afganë rrezikohen të vdesin këtë dimër.

“Ne nuk mund të lejojmë që qindra mijëra fëmijë të vdesin, sepse nuk duam të veprojmë,” tha Baerbock.

Gjermania ka lehtësuar deri tani evakuimin e rreth 10.000 qytetarëve që kur talebanët morën kontrollin e Kabulit në gusht.

Talebanët janë fajtorë për “krime lufte”, thotë Amnesty International

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International javën e kaluar i bëri përgjegjës talebanët, ushtrinë amerikane dhe forcat afgane të sigurisë për sulmet që shkaktuan vuajtje të përhapura civile gjatë rënies së qeverisë në Kabul.

Sipas raportit të Amnesty-së, talebanët kryen “krime lufte” gjatë rënies së qeverisë afgane, e cila mbështetej nga komuniteti ndërkombëtar./Deutsche Welle

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Skandali me pagat/ Prokuroria ‘piketon’ 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH-së dhe AKSHI-t

Skandali me pagat/ Prokuroria ‘piketon’ 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH-së dhe AKSHI-t

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English