Gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha ka shtuar kamerat e sigurisë në ambientet e jashtme të godinës së selisë së Partisë Demokratike. Pas kësaj ka ardhur reagimi i Sali Berishës ish kryeministrit.
Në një postim në Facebook, Sali Berisha, ka sulmuar Bashën duke e quajtur “qiraxhi” dhe duke i bërë të qartë se asgjë nuk do ndalonte demokratët që të riktheheshin në seli. Sipas Berishës, Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve dhe pronareve te saj te vërtetë.
Berisha:
Deputeti Basha pas karrikes dita dites po humbet dhe aresyen! Frika nga perballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan per shkarkimin e tij me dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja. Shnderrimi i Shtepise se Lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrikethyerin qe ka humbur aresyen, per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor. Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne interes te ish – qiraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!