Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë u denoncua nga një baba i një nxënëseje në këtë shkollë, teksa akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën. Pas këtij lajmi të turpshëm për shoqërinë tonë, nxënësit e këtij institucioni, kanë nisur të protestojnë kundër këtij fenomeni me të të cilin ndeshemi thuajse çdo ditë.
Pikërisht sot, siç shihet edhe nga video e “Klan Kosova”, gjimnazistët e gjimnazit “Hamdi Berisha”, kanë protestuar në ambientet e gjimnazit. Këto të fundit janë mbushur sot me pankarta kundër ngacmimeve seksuale, teksa kanë kërkuar të merren masa për rastin në fjalë.
Pas ngjarjes ka ardhur reagimi i zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. Ky i fundit ka deklaruar ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës
Nysret Xhurkaj Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të Sulmit Seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, ka deklaruar për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.
Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personit cili ne këtë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjove te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën.
https://youtu.be/MSvoTuNez7U