Ndërkohë që tashmë ekzistojnë disa vaksina që kanë marrë aprovimin për t’u aplikuar kundër Covid-19, edhe Turqia do të përfshihet në këtë “luftë” kundër virusit, nëpërmjet vaksinës së prodhuar në shtetin e saj.
Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për përdorim nga fundjava e ardhshme .
Prodhimi i saj ka nisur këtë vit, por data për prodhimin e saj është e vonuar. Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një nga deklaratat e tij kishte thënë se Turqia do ta bëjë të disponueshme vaksinën në mbarë botën.
Turqia ka administruar tashmë më shumë se 125 milionë doza të vaksinës Covid-19, duke përdorur vaksina të prodhuara nga kinezët Sinovac dhe Pfizer / BioNTech, me më shumë se 51 milionë njerëz që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Aktualisht, ekzistojnë disa lloje kryesore të vaksinave ndaj COVID-19.
Vaksinat e m-ARN-së (ARN mesazhere) përmbajnë material nga virusi që shkakton COVID-19 dhe që u jep qelizave tona udhëzime se si të krijojmë një proteinë të padëmshme që është unike për virusin. Qelizat tona pasi bëjnë kopje të proteines, shkatërrojnë materialin gjenetik të ardhur nga vaksina. Trupat tanë e njohin faktin që proteina nuk duhet të jetë aty dhe zhvillojne limfocitet T dhe B të cilet do të kujtojnë se si të luftojmë virusin që shkakton COVID-19 nëse infektohemi në të ardhmen.
Vaksinat me pjesëza të proteinave përfshijnë pjesë (proteina) të padëmshme të virusit që shkakton COVID-19 në vend së të tërë virusit. Pas marrjes së vaksinës, sistemi ynë imunitar njeh proteinat nuk i përkasin trupit dhe fillon të krijojë limfocite T dhe antitrupa. Nëse infektohemi në të ardhmen, qelizat e kujtesës do ta njohin dhe luftojnë virusin.
Vaksinat vektoriale përmbajnë një version të dobësuar të një virusi të gjallë (një virus i ndryshëm nga ai që shkakton COVID-19) që mbart material gjenetik nga virusi që shkakton COVID-19 të futur në të (ky quhet vektor viral). Pasi vektori viral futet brenda qelizave tona, ato fillojne të prodhojne një proteinë që është unike për virusin që shkakton COVID- 19 dhe me tej bejne kopje te kesaj proteine e cila nxit xhvillimin e limfociteve T dhe B që do të kujtojnë se si ta luftojmë virusin nëse infektohemi në të ardhmen.