Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar plotësoi para 3 ditësh trupën gjykuese që do të shqyrtonte dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia është paraqitur Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku do të rinis betejën me drejtësinë. Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Por, për shkak të shkak të mungesës së e avokatëve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, gjyqi është shtyrë për në 5 janar.
Por GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin për në datën 5 janar. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë.
Në argumentet e tyre, një prej avokatëve tha se mungonte për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa tjetri se ishte në një seancë gjyqësore në Lezhë
Gentian Romani është gjobitur me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tij.
Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.