Skip to content
Politikë

Miratohet komisioni për Kuvendin Kombëtar të PD, ja kryetari dhe anëtarët

· 2 min lexim

Ashtu sikurse ishte njoftuar, sot ka nisur Kuvendi Kombëtar i partisë Demokratike i thirruar nga kreu aktual  Lulzim Basha.

Kuvendi Kombëtar po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Rendi i ditës ka të bëjë me vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë Kuvendi Kobëtar i Partisë Demokratikë të Shqipërisë i thirrur nga kreu aktual i saj Lulzim Basha ka filluar punimet.

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar komisionin, pra me antarët dhe kryetarin e saj.  Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.   Delegatët në Kuvendin Kombëtar të PD-së kanë miratuar komisionin për drejtimin e punimeve të Kuvendit. Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.

Komisioni

Jemin Gjana, kryetar

Gazment Bardhi, anëtar

Grida Duma, anëtare

Enkelejd Alibeaj, anëtar

Flutura Açka, anëtare

“Të gjithë delegatët janë të pajisur me fletët për të votuar. Ftoj delegatë të votojnë për përbërjen e komisionit, miratohet përbërja e Komisionit për Kuvendin Kombëtar të PD”,  u shpreh Zhupa.

Kujtojmë që jashtë Pallatit janë pozicionuar të gjithë mbështetësit e Bashës.

Ata mbajnë në duar një banderolë ku shkruhet se “zgjedhin të ardhmen”.