Skip to content
Aktualitet

Pa pranga dhe me duar në xhepa, Lefter Koka mbërrin te Drejtoria e Policisë (Video)

· 2 min lexim

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Siç duket në pamjet e siguruara nga LSA, Koka ka qenë pa pranga dhe i pashoqëruar përbri me efektivë policie.

Ndërkohë më herët “Ballkan Web” raportoi se pas urdhrit të SPAK, Koka ishte në shtëpinë e tij ku policia ushtroi kontroll banese.

Urdhër arresti është ekzekutuar  nga policia, i firmosur nga prokurori Klodian Braho.  Ndaj tij  rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Dosja e inceneratorëve e bërë publike nga LSI, ku vteë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzoi muajin tetor në SPAK kallëzimin e tretë për atë që e cilëson afera korruptive shtetërore e inceneratorëve. Pas padisë për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi  dorëzoi një tjetër padi në SPAK, për inceneratorin e Fierit.

Sipas LSI, kallëzimi shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore. Në padinë e LSI, thuhet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.  Kujotjmë që Lefter koka ka Koka,  ka mbajtur postin e ministrit  në vitet 2013-2017, më pas ka qenë  deputet i PS, 2017-2021.