Mëngjesin e sotëm në Elbasan ka ndodhur një aksident me vdekje. Aksidenti ndodhi në lagjen “Shënkoll”, të qytetit.
Policia bën me dije se shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Sipas policisë, shtetasi Gezim Keci për fat të keq humbi jetën rrugës për në spital.
Informacion paraprak
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.