Në Kosovë ditën e sotme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga Covid-19.
Ndërsa për sa i përket të të shëruarve në 24 orët e fundit janë shëruar 21 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarëve është është 157.504 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
1 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.
Në total numri i rasteve aktive është 429.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!