Pasuria e Elon Musk është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe sidomos dy javët e fundit, pasi drejtori ekzekutiv i “World Food Program”, David Beasley tha se 2% e pasurisë së tij mund të zgjidhë problemin e urisë në botë.
Pas debatit të hapur në Tëitter, shefi i WFP reaoi duke thënë se “Titulli nuk është i saktë”. David Beasley vuri në dukje se pjesa e pasurisë së Musk do të “parandalojë paqëndrueshmërinë gjeopolitike, migrimin masiv dhe do të shpëtojë 42 milionë njerëz në prag të urisë”. Ai vazhdoi të shpjegojë se 6 miliardë dollarë do t’i japin fund “krizës së paprecedentë dhe një stuhie të përsosur” për shkak të pandemisë COVID-19, konflikteve, si dhe krizave globale të klimës.
“Le të flasim. Nuk është aq e komplikuar, por shumë në rrezik për të mos bërë të paktën një bisedë. Unë mund të jem në fluturimin e radhës me ju. Më hidhni jashtë nëse nuk ju pëlqen ajo që dëgjoni!”, tha Beasley.
Për këtë Musk u përgjigj: “Ju lutemi publikoni shpenzimet tuaja aktuale dhe të propozuara në detaje në mënyrë që njerëzit të mund të shohin saktësisht se ku shkojnë paratë”. Ai me sarkazëm shtoi: “Drita e diellit është një gjë e mrekullueshme”.
Sipërmarrësi i teknologjisë Musk, në postimet e tij të mëparshme në Tëitter, kishte ofruar të shiste aksionet e Tesla-s dhe të paguante për eliminimin e urisë globale pasi zyrtari i Kombeve të Bashkuara tha në një intervistë televizive se vetëm 2% e të ardhurave të Musk mund të zgjidhë problemet globale të urisë. Projeksionet e Indeksit Global të Urisë 2021, në fillim të këtij muaji, kishin zbuluar se bota në tërësi, duke përfshirë 47 vende në veçanti, do të dështojnë të arrijnë një nivel të ulët të urisë deri në vitin 2030 për shkak të tre prej forcave më toksike që nxisin urinë – Konflikti, ndryshimet klimatike , dhe pandemia COVID-19.