Plot shtatë koncesione janë planifikuar të jepen në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë publikuar në relacionin e project buxhetit të vitit të ardhshëm dhe kapin një vlerë prej 1.7 mld euro.
Në krye qëndron ndëtimi i vetëjm një segment inga autostrada Milot-Fier që kap vlerën 1.4 mld euro duke e tenderuar këtë koncesion me segmente.
Koncesion tjetër i ri është edhe baza e të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të automjeteve. Ky shërbim i ka kaluar drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportiti rrugor, ndërkohë në project buxhetin e vitit 2022 është planifikuar që qeveria të kontraktojë një koncesionar privat. Ky i fundit do të mbykëqyrë DPSHTRR, ndërsa tenderi shkon në 165 mln euro.
Po ashtu është planifikuar që të jepet me koncesion edhe aeroporti i Sarandës dhe projekti kap vlerën 34.3 mln euro. Edhe ndërtimi dhe operimi i portit të integruar “Triporti Vlorë” është planifikuar të jepet me koncesion. E njëjta formë është menduar edhe për ndërtimin e lulishteve të disa lagjeve në Elbasan.
Një tjetër koncesion në vitin 2020 do të jetë edhe rritja e sigurisë rrugore, ndërsa është planifikuar një koncesion i ri nën emrin ‘infrastruktura e çelësave publikë’.
Pra në një periudhë të vështirë për vendin, kur qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe një krizë të paralajmëruar, qeveria nuk i kursen shpenzimet për koncesione që do të kapin vlera të majme.