Skip to content
Të Gjitha

KED publikon 13 kandidatët për drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë/ Funksioni i tij më i larti në gjyqësor

· 2 min lexim

Organet e drejtësisë mesa duket po fillojnë të marrin jetë dhe të parit që po i jen radhë është Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nxjerrë sot 13 kandidaturat për kreun e Inspektoriatit.

Sipas KED tashmë ka përfunduar afati i  shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, dhe pasi ky organ ka vlerësuar kandidaturat, ka vendosur që ndër ta 13 persona kanë qenë të kualifikuar për të garuar për marrjen e detyrës si drejtues të Inspektoritatit të Lartë të Drejtësisë. Ndër emrat e përzgjedhur vihen re kandidatë të tillë si Altin Hazizaj, ish-kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi apo edhe Genci Gjonçaj.

Lista me emrat e 13 kandidatëve që konkurrojnë për Inspektoritatin e Lartë të Drejtësisë:

  1. Altin Hazizaj
  2. Artur Malaj
  3. Artur Metani
  4. Elira Kokona
  5. Eris Hysi
  6. Ferdinand Caka
  7. Genci Gjonçaj
  8. Genci Ismaili
  9. Klodian Rado
  10. Lefteri Lleshi
  11. Marsida Xhaferllari
  12. Mimoza Qinami
  13. Suzana Frashëri

Mirëpo çfarë funksioni ka Inspektorati i Lartë i Drejtësisë që është kaq i rëndësishëm për drejtësinë në vend?

ILD është institucioni që do të merret drejtpërdrejt me shqyrtimin e procedimin ndaj gjyqtarëve të cilët kapen duke kryer shkelje të rënda. Pra si institucion ILD do të merret me hartimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjykatësve pavarësisht nivelit në të cilin ata ndodhen.