Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë se e ka seriozisht me planin e lancimit të satelitëve në hapësirë edhe në videon që ka publikuar ditën e sotme. Ai madje ka zbuluar se sateliti i par, Albania 1 pritet të lëshohet në hapësirë në mars, ndërsa Albania 2 do të lëshohet në muajin qershor.
Ndërkohë, në videon që Rama ka publikuar shihen pamje nga lëshimi i Spacex Falcon 9.
Kujtojmë që lajmin për lëshimin e satelitëve në hapësirë, Rama e dha gjatë fjalë së tij në Parlament, në një kohë që vendi po përballet me një krizë dhe shumë qytetarë nuk mund ta përballojnë rritjen e çmimeve për shumë produkte bazike, duke filluar që nga buka e ushqimet e shportës.
Pjesë nga biseda:
Eksperti: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuan satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albaina 1 kur do të jetë gati? Në Mars?
Eksperti: Po, në mars do të lëshohet. Do të filmojmë një video dhe do ta shohim pas shkëputjes, ku do të bëhet vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2, në qershor?
Eksperti: Saktë.
Rama: Super. Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë.