Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut.
Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.
Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.
Në “TikTok” po qarkullojnë disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të.
Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjërë nga publiku.
Ndërkohë, konkurrenti tha në “Prime” se ky gjest i ka ardhur natyrshëm pasi ka dëgjuar historinë e trishtë të Nikut.
Kujtojmë se Hysen Ramaj bëri bujë të madhe pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve.
Që nga hyrja e tij ka pasur shumë aludime në publik, disa besojnë se është lojë, disa mendojnë se janë bashkë, e të tjerë thonë se gjithçka bëhet për audiencë.
Po ashtu, dhe Ada, e cila kishte para disa ditësh takimin me Hysenin u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të duke nxitur më shumë dyshimet se çifti nuk janë ndarë asnjëherë./Iconstyle.al