Një 21 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv , mbrëmjen e djeshme pasi ishte i infektuar me koronavirus. Bëhet me dije se ai kishte pak ditë që ishte shtruar në spitalin infektiv, ndërsa raportohet se i riu kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, taleseminë.
Ai ishte i shtruar në spitalin COVID-1 dhe gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar dhe mësohet se 21-vjeçari ishte sjellë në spitalin në Tiranë me urgjencë nga Fieri pak ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë deri në këto momente informacione mbi rastin në fjalë. Sjellim në vëmendje se situata me pandeminë në vendin tonë nuk është aspak e mirë, shifrat vazhdojnë të rriten po ashtu i lartë mbetet edhe numri i viktimave. Ajo që është vënë re kohët e fundit është shtrimi i moshave të reja në spitale. Ditën e djeshme në vendin tonë nga 3732 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, rezultuan pozitivë me koronavirus 495 qytetarë. Fatkeqësisht nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm 9 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bën herë pas here thirrje për vaksnim, ndërsa kujtojmë se të gjithë studentët mund të marrin dozën e vaksinës në të gjitha universitetet, me kartën e identitetit. Manastirliu iu ka bërë herë pas here apel studentëve