Në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli i Ministrave miratoi kontratën e qirasë me vlerë një euro për koncesionin e ndërtimit të një porti turistik në Vlorë. Sjellim në vëmendje se ky projekt u fitua në fillim të vitit 2021 nga bashkimi i disa operatorëve.
“Dhënie e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe Bashkimit të Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366, si qiramarrës, për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, listës së pasurive dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi” thuhet në vendimin e qeverisë sa i takon kësaj kontrate.
Bëhet me dije se të ngarkuar për të zbatuar këtë vendim sipas qeverisë janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë dhe Bashkimi i Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366.
Konçesioni do të ketë një afat 35-vjeçar, ndërsa kompanitë që u shpallën fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për portin turistik të Vlorës do të investojnë për ndërtimin e tij 22.8 milionë euro pa TVSH.
Gjithësej në procedurën e këtij koncesioni morën pjesë tre kompani, por dy prej tyre u skualifikuan. E para ishte shoqëria Albavia sh.p.k që ofroi një vlerë investimi në zhvillimin e projektit prej 1.8 miliardë lekësh dhe Gjikuria sh.p.k me një vlerë investimi 22.7 milionë euro.
Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qendër te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë./Burimi Monitor