Këtë pasdite, në Shkodër e në Kavajë, qytetarët po protestojnë për ҫmimin e lartë të karburantit. Ata duket sikur janë “frymëzuar” nga protesta paqësore e studentëve dhe janë ngritur në protestë.
“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen thirrjet e qytetarëve në Shkodër.
Ndërsa një qytetar tjetër shkodran është shprehur se populli është shumë i pakënaqur nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe që populli duhet të vazhdoj protestat derisa ta shembin qeverinë.
Nga ana tjetër, duke marr shembull nga demonstratat në Paris, banorët e Lezhës kanë veshur jelekë të verdhë për të protestuar.
Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe kanë paralajmëruar që protesta do të thellohet nëse nuk do plotësohen kërkesat e tyre siҫ ato kanë kërkuar.