Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 2.526 testime në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar me koronavirus 29 qytetarë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete. Lajm i mirë është se betejën me virusin e kanë fituar 36 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448. Në total numri i rasteve aktive është 1.043.
Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e vendosura me përpikmëri nga ekspertët.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.
Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448. Në total numri i rasteve aktive është 1.043.