Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme në Kretë të Greqisë. Sipas informacioneve të marra mësohet se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudën 6.2 të shkallës rihter, me një thellësi 5 km. Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:24 me orën lokale. Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros. Thellësia vlerësohet se ishte pesë kilometra duke shkaktuar lëkundje të forta. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera që mund të jenë shkaktuar si pasojë e rënies së tërmetit.
Kreta prej dy javësh ka pasur hërë pas herë goditje nga lëkundjet sizmike, por ajo që u regjistrua ditën e sotme ishte më e forta e shënuar gjatë kësaj periudhe.
Sjellim në vëmëndje se pak kohë më parë Greqia u trondit nga një tërmeti i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte sërish në Elassona. Nga tërmeti humbi jetën një i moshuar 83-vjecar.
Më herët vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.9, i cili u ndje edhe në Atikë e në disa qytete në jug të Shqipërisë. Si pasojë e lëkundjeve të forta një person humbi jetën dhe u janë regjistruar dëme të shumta materiale. Mediat greke publikuan pamje ku shiheshin qytetarët që duke vrapuar në rrugë të frikësuar e duke u munduar qe të kontaktojnë me familjarët e tyre.
Άν δείτε το βίντεο ο #σεισμός ήταν 6,4 ρίχτερ κράτησε περιπου 29 δευτερόλεπτα με συνεχείς αυξομειώσεις της έντασης του .
Είχα ένα ράπισμα μήκους 5 μέτρων στην αποθήκη του μαγαζιου
Ελπίζω να μην έχουμε χειρότερα. #κρητη #earthquake pic.twitter.com/xBNA0nLDIk— Μανόλης della Creta (@ManAndroulakis) October 12, 2021