Afganistani disa muaj më parë u mor në kontroll nga talebanët dhe shumë shtete menjëherë filluan nismën e tyre për të strehimin e refugjatëve afganë pasi ishte rikthyer përsëri frika nga terrori që mund të sillnin talebanët gjatë pushtimit të tyre. Një prej shteteve të para që hapi dyert për strehimin e afganëve ishte dhe Shqipëria ku deri më tani janë strehuar 644 afganë. Në fillim ata u strehuan në “Qytet Studenti”, i cili shërbeu si një vend për të qëndruar vetëm gjatë kohës së bërjes së procedurave, por më pas ata u akomoduan në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur atë një mënyrë ç’njerëzore.
Në qëndrimin e tyre në Shqipëri, ata janë shprehur shumë të kënaqur duke e vlerësuar në maksimum mikpritjen dhe shërbimin që kanë gjetur këtu dhe ndjehen shumë mirë teksa shikojnë fëmijët e tyre që nuk janë të rrezikuar, teksa urojmë që ende të kenë një mendim dhe një ndjesi të tillë për qëndrimin e tyre për vendin tonë.
“Udhëtimi nga Afganistani në Shqipëri ishte shumë komod, i shkëlqyer, na kanë mikëpritur këtu. Të gjithë afganët që janë evakuuar shëndosh e mirë në Shqipëri janë shumë të kënaqur me ardhjen këtu dhe moti është i mrekullueshëm. Shërbimi shumë i mirë, mikpritja fantastike. Kolegët tanë po përpiqen që qëndrimi ynë këtu të kalojë sa më mirë dhe pa incidente. Kam dëgjuar më para shumë për Shqëpërinë kam dashur të vij, situata e vështirë në Afganistan na ka sjellë këtu, por gjithmonë kam dashur që ta vizitoja Shqipërinë, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për Shqipërinë. Është ndjenjë e mirë kur sheh që fëmijët e tu nuk janë më të rrezikuar, sidomos duke marrë parasysh grupin (talebanët) që pushtuan vendin tim. Situata atje është shumë e vështirë, njerëzit atje nuk e dinë se çfarë do bëhet me ta, e ardhmja është e paparashikueshme”.
Por ndryshe nga vendi ynë, refugjatët që janë strehuar në Britaninë e Madhe kanë shprehur kërkesën për t’u rikthyer përsëri në vendin e tyre, pasi nuk mund të jetojnë më në kushtet e këqija me të cilat përballen.
Sjellim në vëmëndje se afganët u mirëpritën në fillim të gushtit nga Boris Johnson gjatë Operacionit ‘Mirëseardhje e Ngrohtë’. Sipas programit 7000 afganë u mirëpritën për të “rindërtuar jetën e tyre, për të gjetur punë, për të ndjekur arsimin dhe për t’u integruar në komunitetet e tyre lokale”, por siç duket jeta në hotele për shumë familje afgane është bërë e pamundur.
Disa nga refugjatët kanë thënë se nuk mund ta durojnë më këtë situatë.
“Kam pasur disa pacientë që më thonë se duan të shkojnë në shtëpi. Një burrë, 67 vjeç, vazhdonte të thoshte: Nuk mund ta duroj më këtë. Më duhet të dal nga kjo dhomë (hoteli). Unë thjesht dua lirinë time nga hoteli. Më duhej t’i jepja ilaçe dhe gruas time sepse ishte shumë e mërzitur”, tha një mjek.
Po sa sukses ka pasur ky projekt kaq ‘altruist’ i Mbretërisë së Bashkuar në momentin që një popull i arratisur kërkon të kthehet në terrorin e atdheut? Danny Thorpe e përshkroi programin e qeverisë si një “dështim”. Kjo sipas tij pasi deklaratat e Johnson nuk ishin në përputhje me vendimet që u morën për këta njerëz praktikisht.