Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me Covid-19, nga 2370 testime të kryera. Në ndryshim nga dita e djeshme kur nuk raportohej për asnjë viktimë, sot është shënuar një rast i vdekjes. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 156 033, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1335.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 419 979 doza të vaksinës. Deri më sot 598 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i plotë Ministrisë së Shëndetësisë:
08 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!