Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Ndërkohë, nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitiv 30 qytetarë. 94 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin total të të shëruarve në 155.671. Rastet aktive janë 1676.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Me dozën e dytë janë vaksinuar deri më sot 588.481. Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe respektimin e distancës fizike.
Njoftimi plotë :
07 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671
Në total numri i rasteve aktive është 1.676
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!