Numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë ka pësuar një rënie të ndjeshme. Nga 1515 të kryera, janë regjistruar 7 raste pozitive. Një qytetar ka humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 199. Në total janë 2044 raste active,ndërsa numri it ë shëruarve ka shkuar në 155 194.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Numri i dozave të dhëna në gjithë qytetet e Kosovës prej fillimit të vaksinimit, është 1 379 793. Deri tani 567 280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektimin e distancës fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Njoftimi i plotë:
04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. Në total numri i rasteve aktive është 2.044
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!