Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë të dielën në mbrëmje, në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me dy plumba një në kokë edhe një në trup gjë që shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët okular kanë raportuar se autori ishte veshur me një xhaketë gri dhe kishte po ashtu ishte larguar me një makinë ngjyrë gri. Mësohet se autorët i kanë bërë pritë viktimës. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në një kafene.Mësohet se autori kishte ndjekur çdo lëvizje të viktimës, deri sa e kishte vrarë.
Mediat greke raportojnë se emri i 38-vjeçari shqiptar i njohur si Keli Dejavu, ka qenë i lidhur me trafikun e drogës në Greqi çka dyshohet të jetë bërë edhe shkaku kryesor i ekzekutimit
Larje hesapesh e trafik narkotikësh. Këto janë dy pistat që po hetojnë autoritetet greke për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Athinë mbrëmjen e djeshme.
Ai është i njohur në rrjete sociale me emrin Keli Dejavu dhe është me origjinë nga Tepelena.
Mësohet se 39-vjeçari ishte menaxher i lokalit “Dejavu” në Athinë, prej së cilës ka vendosur dhe emrin në rrjete sociale. I riu kishte shumë miqësi me këngëtarë shqiptarë të cilët i ftonte herë pas here të performonin në lokalin në Athinë.
Siç shihet edhe nga fotot, duket se Keli ka pasur miqësi dhe me aktorin e njohur shqiptar, Sejfulla Myftarin ose siç njihet me emrin e artit, “Cekja i Beratit”. Disa orë përpara se të ekzekutohej, 39-vjeçari ka qenë duke drekuar me miqtë e tij në një lokal në Athinë ku performonte për shqiptarët këngëtari Renato Jaho.
Autorët kanë qenë duke lëvizur me një mjet ti “Toyota Yaris” dhe kanë hapur zjarr ndaj 39-vjeçarit. Ai është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe në pjesën e barkut. Po ashtu mësohet se viktima është me precedentë penale, ndërkohë që një prej pistave të krimit dyshohet për larje hesapesh.