Hetimi i “Pandora Papers” ka zbuluar se 35 udhëheqës aktualë dhe ish –udhëheqës botërorë, midis të cilëve edhe ish -kryeministrin britanik Tony Blair, mbreti i Jordanisë dhe Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta, si dhe miliarderë të fuqishëm të cilët ishin të lidhur me kompani që përdorin parajsa tatimore në det të hapur.
Letrat Pandora ose të ashtuquajturat “Pandora Papers”, zbulojnë disa nga marrëveshjet e fshehta dhe pasuritë e disa prej njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm të botës. Midis personave të përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”, është edhe një politikan shqiptar emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Në listën e ”database” të “Pandora Papers” janë edhe 13 kompani shqiptare, por ende nuk janë bërë publike.
Llogaritë në det të hapur shpesh përdoren për të menaxhuar fshehurazi dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash për të fshehur pasurinë e vërtetë të një personi.
Hetimi, i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe një ekip prej 150 mediash, përfshirë shërbimin turk të DW-gjithashtu kanë zbuluar se 330 politikanë të nivelit të lartë dhe zyrtarë të lartë janë të përfshirë në këtë skandal me nivel botëror.
Miliona dokumente të shqyrtuara nga partneriteti më i madh në historinë e gazetarisë tregojnë shkallën në të cilën operacionet e fshehta të zhvilluara nga personat me pushtet janë ngatërruar në politikën e financave globale.
Në këtë skandal janë të përfshirë ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit, po ashtu edhe ish-ministra të financave të Maltës dhe Francës, përfshirë edhe ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.
Sipas ICIJ, “Pandora Papers” janë treguesit se si lojtarët me fuqi botërore të cilët mund të ndihmojnë në shpërbërjen e sistemit të kompanive në det të hapur, jo vetëm që nuk po ndihmojnë në shpërbërjen e tyre, por po përfitojnë nga grumbullimi i pasurive në kompanitë private dhe besimet e fshehta ndërsa qeveritë e tyre, nuk marrin masat e duhura për të ngadalësuar një rrjedhë globale të parave të paligjshme që pasurojnë kriminelët dhe varfërojnë kombet.
Nga Bler tek Babis: Elita e Evropës që u zbulua në “Pandora Papers”
Ish -kryeministri britanik Tony Blair është deklaruar prej dekadash kundër shmangies së taksave apo evazionit fiskal, por dokumentat e zbuluara së fundmi tregojnë të kundërtën. Dokumentet tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi të tyre një ndërtesë prej 8.8 milion dollarësh (7.6 milion euro) kur blenë një kompani të pasurive të paluajtshme nga familja e ministrit të Industrisë dhe Turizmit të Bahrenit, Zayed bin Rashid al-Zayani.
Duke blerë aksionet e kompanisë – dhe jo direkt ndërtesën, Blair dhe gruaja e tij Cherie kanë mundur të shmangin taksat të cilat kapnin vlerën e 400,000 dollarë.
Të dy Blairs dhe al-Zayanis, thanë fillimisht se nuk ishin në dijeni për përfshirjen e njëri-tjetrit në marrëveshje. Po ashtu edhe Cherie Blair tha se burri i saj nuk ishte i përfshirë në transaksion. Tani kompania është mbyllur.
Në “Pandora Papers”, midis të tjerëve është i përfshirë edhe emri i kryeministrit çek Andrej Babis, një miliarder që erdhi në pushtet në vitin 2017 me synime të qarta dhe premtimin për të goditur korrupsionin. Të dhënat nga dokumentet e bëra publike dhe zbulimet e fundit tregojnë se në vitin 2009, Babis ka paguar 22 milionë dollarë në një sërë kompanish guaskë për të blerë një rezidencë me dy pishina dhe një kinema në një fshat në i cili ndodhet në kodër në Rivierën Franceze, pranë qytetit të Kanës. Investigace.cz ka zbuluar se pronësia e kompanive dhe e shtëpive guaskë nuk ishte e shënuar në deklaratat e pasurisë që ai paraqiti. Babis nuk ka pranuar që të japi një prononcim për gazetarët në lidhje me këtë çështje.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjithashtu zotëronte një aksion në një kompani guaskë të regjistruar e cila është e regjistruar në British Virgil Islands. Ai i shiti aksionet e tij në Maltex Multicapital Corp, një muaj para zgjedhjes së tij si president në prill të 2019. Ai mësohet se ia ka shitur aksionet mikut të tij të ngushtë dhe partnerit të biznesit, Sergiy Shefir.
Një dokument nga qershori 2019 tregon se Shefir, ishte një ndihmës i lartë presidencial i cili arriti t’i mbijetonte një atentati në shtator dhe që arriti ti merrte aksionet e Maltex Multicapital Corp pasi filloi të punonte në administratën e Zelenskyy.
As këta dy të përfshirë në skandal nuk iu përgjigjën kërkesës së gazetarëve të të ICIJ pr një prononcim.
Kenyatta -s dhe enigma
Presidenti Kenyatta, i cili vjen nga një prej dinastive politike më të njohura të Kenias, kishte bërë fushatë në një platformë kundër korrupsionit dhe ka kërkuar transparencë në politikë. Por çfarë tregojnë dokumentet e publikuara.Të dhënat nga këto dokumente tregojnë se Kenyatta dhe nëna e tij janë përfituese të një fondacioni të fshehtë në Panama. Anëtarët e tjerë të familjes, përfshirë tre vëllezërit dhe motrat, zotërojnë pesë kompani në det të hapur përfitime që arrijnë deri në vlerën e 30 milion dollarë, sipas të dhënave të publikuara në “Pandora Papers”.
Kenyatta dhe familja e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së gazetarëve të ICIJ për të dhënë një koment në lidhje me këtë ngjarje.
Mbretëritë arabe: Kurora e rëndë
Gazetarët që punuan për “Pandora Papers” kanë zbuluar pronarët e vërtetë të më shumë se 29,000 kompanive ofshore . Disa nga këto kompani përdoren për të fshehur llogaritë bankare, avionët privatë, jahtet, pallatet dhe veprat e artit nga njerëz të tillë si Picasso dhe Banksy. Mbreti Abdullah II i Jordanisë bleu tre pallate në plazh të cilat në total kanë kapur vlerën e 68 milionë dollarësh në Malibu, nëpërmjet kompanive ofshore, kur qytetarët jordanezë ishin ngritur në protesta kundër korrupsionit dhe papunësisë. Avokatët e mbretit në një deklaratë theksuan se monarku nuk ka keqpërdorur asnjë para publike dhe kanë mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në kompanitë ofshore.
Dokumentet sekrete kanë demaskuar gjithashtu edhe Princeshën e Marokut, Lalla Hasnaa si pronare të një kompanie guaskë që bleu një shtëpi prej 11 milionë dollarësh në Londër pranë Pallatit Kensington. Hasnaa e bëri blerjen duke përdorur fonde nga “Familja mbretërore marokene” dhe sipas dokumentave ajo rezulton se është e regjistruar me titullin “Princeshë”. Lalla Hasnaa nuk ka preferuar të japi një prononcim për gazetarët e medias ICIJ, Le Desk, në Pallatin Mbretëror.
Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte aksioner i tre kompanive të regjistruara në juridiksionet e fshehtësisë.
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, vazhdon të përdorë kompani ofshore për të bërë investime, për të menaxhuar pasurinë e tij dhe për ta mbrojtur atë në dobi të familjes së tij. “Pandora Papers” ka zbuluar tashmë se super-jahti i tij prej 300 milionë dollarësh menaxhohej nga kompani në det të hapur.
Yjet e muzikës dhe sportit
Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish -ylli i kriketit Sachin Tendulkar nga India janë vetëm disa nga emrat e tjerë të lidhur me asetet në det të hapur.
Avokati i Shakira tha se llogaritë e saj në det të hapur u deklaruan dhe se ato nuk siguronin ndonjë avantazh tatimor. Avokati i Tendulkar tha se investimi i lojtarit të kriketit është i ligjshëm dhe i është deklaruar autoriteteve tatimore.
Mbi 130 miliarderë të ekspozuar
Udhëheqësi populist çek Babis nuk është miliarderi i vetëm i larguar: Më shumë se 130 të tjerë nga Turqia, Rusia, India, SHBA, Meksika dhe kombe të tjera kanë lidhje me llogaritë ofshore. Miliarderi turk dhe manjati i ndërtimit Erman Ilicak kishte lidhje me dy kompani në det të hapur ose të ashtuquajtura kompani ofshore, të dyja të regjistruara në emër të nënës së tij në vitin 2014. Njëri prej tyre, Covar Trading Ltd, fitoi 105.5 milionë dollarë të ardhura nga dividentët gjatë vitit të parë që ushtoroi aktivitetin, sipas të dhënave financiare konfidenciale. U zbulua se paratë u fshehën në një llogari zvicerane. KJo kompani nuk arriti të rezistonte gjatë në treg, dokumentat konfidenciale tregojnë se kompania pagoi pothuajse të gjithë 105.5 milion dollarë si një “donacion” i shënuar në “shpenzime të jashtëzakonshme”. Deklaratat nuk japin më shumë të dhëna se kush ose çfarë i ka marrë paratë. Ilicak nuk pranoi t’i përgjigjej kërkesave të ICIJ për të dhënë një deklaratë në lidhje me çështjen.
Manjati truk, Ronesans Holding kompania e të cilit ishte përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të përfolur prej 1,150 dhomash për udhëheqësin e vendit të tij, Rexhep Tajip Erdogan.
“DW Turkish” është gazeta e vetme që ka pranuar të marin pjesë në hetimin e Pandora Papers, pasi në Turqi vazhdon censurimi dhe përndjekja e gazetarëve dhe redaksive të pavarura.
Pse parajsat tatimore janë problematike
Ja se si funksionojnë kompanitë në det të hapur: Për çmimet që fillojnë nga vetëm disa qindra dollarë, ofruesit mund të ndihmojnë klientët të krijojnë një kompani ofshore, pronarët e vërtetë të së cilës mbeten konfidencialë.
Përndryshe, për një tarifë prej 2,000 deri në 25,000 dollarë, ata mund të krijojnë një besim që, në disa raste, lejon përfituesit e tij të kontrollojnë paratë e tyre, ndërsa nuk janë ligjërisht përgjegjës për veprimet e tyre. Pak përzierje letrash dhe “kreativiteti” ndihmojnë në mbrojtjen e aseteve nga kreditorët, zbatimi i ligjit, mbledhësit e taksave dhe ish-bashkëshortët ose bashkëshortët e tyre.
Zotërimi i kompanive në det të hapur dhe kryerja e transaksioneve financiare përmes këtyre parajsave tatimore janë krejtësisht të ligjshme në shumë vende, ndërsa praktikat se si realizohen këto kanë rënë nën kontroll.
Njerëzit që përdorin këto kompani thonë se ato janë të nevojshme për të operuar bizneset e tyre. Kritikët, megjithatë, thonë se kompanitë ofshore duhet të monitorohen më nga afër për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe pabarazinë globale. Sipas ekspertit, Gabriel Zucman i cili është edhe profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin e Berkeley në Kaliforni, ka thënë se nivelin e 10% të PBB -së totale në botë mbahet nga parajsat tatimore në nivel global.
Po ashtu edhe Lakshmi Kumar, drejtor i politikave në Global Financial Integrity, i tha ICIJ dhe mediave të lidhura me to se kur të pasurit fshehin para përmes evazionit fiskal, ajo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. “Ndikon në aksesin e fëmijës tuaj në arsim, qasje në shëndet dhe qasje në një shtëpi,” tha ajo. Sa para shkojnë drejt parajsave tatimore dhe ku shkojnë? Për shkak të natyrës komplekse dhe të fshehtë të sistemit të kompanive ofshore, nuk është e mundur të dihet sasia e saktë e pasurisë që lidhet me evazionin fiskal dhe krimet e tjera dhe sa është raportuar tek autoritetet.
Shuma totale e parave të dërguara nga vendet me norma më të larta tatimore në parajsa tatimore me norma tatimore dukshëm më të ulëta nuk dihet. Sidoqoftë, sipas një studimi të vitit 2020 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me bazë në Paris, të paktën 11.3 trilionë dollarë mbahen “në det të hapur”. Parajsat tatimore shpesh perceptohen në Karaibe, por zbulimi i “Pandora Papers” tregon se sistemi i kompanive ofshore operojnë në të gjithë globin dhe në vende si Singapori, Hollanda, Irlanda, Hong Kongu, madje edhe disa shtete në SHBA.
Si u mor informacioni dhe si u verifikua rrjedhja?
Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues mori 11,9 milionë dosje konfidenciale dhe udhëhoqi një ekip prej më shumë se 600 gazetarësh nga 150 media të ndryshme në të gjithë botën, të cilëve iu është dashur dy vjet që t’i vëzhgojë dhe të zbuloj burimet, duke kërkuar në dosje gjyqësore dhe regjistrat e tjerë publikë nga shumë vende të botë. Informacionet vijnë nga 14 firma shërbimesh në det të hapur nga e gjithë bota që krijojnë kompani guaskë dhe kompani ofshore për klientët që shpesh kërkojnë të mbajnë aktivitetet e tyre financiare të fshehta.
“Pandora Papers” botohen pesë vjet pas hetimit historik të Dokumenteve të Panamasë, i cili tronditi botën në vitin 2016. Zbulimet shkaktuan bastisje të policisë, ligjvënësit miratuan dhjetëra ligje të reja në dhjetëra vende dhe çuan në rrëzimin e disa politikanëve kryesorë – përfshirë kryeministrat e Islandës dhe Pakistanit.