Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit JAD SEE në 27 vende, ja sa persona janë arrestuar

15:42 02/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Shtetit bëhet pjesë e operacionit JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”.

Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejt analitike për operativët në terren.

Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse.

Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: Grupi Punues i Bashkëpunimit Doganor (CCËP) CCËP, IPA/2019, INTERPOL, PCC-SEE, SEESAC, UNODC.

Spanja, e mbështetur nga Europol, koordinoi ditët e përbashkëta të veprimit në mbarë Evropën, që synonin luftën kundër lehtësimit të emigrimit të paligjshëm, trafikimin e drogës dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Po gjatë këtij operacioni janë kryer 330 arrestime në vende të ndryshme, janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe bimë narkotike.

Aktivitetet operacionale që përfshinin 27 vende (17 shtete anëtare të BE dhe 10 vende joanëtare të BE-së) u mbështetën gjithashtu nga Eurojust, Frontex, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Aktivitetet operacionale u zhvilluan kryesisht në Evropën Juglindore, ndërsa vende të tjera nga e gjithë Evropa morën pjesë duke shkëmbyer inteligjencën dhe duke kryer veprime operacionale në nivel kombëtar.

Veprimet, duke përfshirë pothuajse 11.000 oficerë policie në terren, çuan në 330 arrestime të lidhura me krime të ndryshme duke përfshirë trafikun e drogës, lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin me dokumente dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza.

Pas veprimeve të bashkërenduara, autoritetet e zbatimit të ligjit filluan 37 hetime të reja.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 33.418 persona, 724 vende të ndryshme dhe 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

Policia shqiptare, gjatë Ditëve të Përbashkëta, ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkotike, kokainë, heroinë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: jad seeoperacionpolicia e shtetit

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Vendi i parë në botë për numrin e vdekjeve nga Covid, SHBA arrin shifrën rekord

Vendi i parë në botë për numrin e vdekjeve nga Covid, SHBA arrin shifrën rekord

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English