Në fshatin Vinë të Gramshit një sherr për pak sa nuk ka përfunduar me pasoja fatale , teksa një 27-vjeçar është goditur me sëpatë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Elbasanit njoftoi ditën e sotme se ka rënë në pranga autori i kësaj ngjarje, shtetasi me inicialet G.T., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.
Po ashtu është arrstuar dhe një 18-vjeçar banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Njoftimi:
DVP Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
—-
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.