Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima ka ndërruar jetë në Himarë. Trupi i saj është gjetur pranë kazanëve të rakisë afër banesës së saj. Sipas policisë bëhet e ditur se Lefteria Dhima, 75 vjeçe, dyshohet që kishte ndërruar jetë 3-4 ditë më parë prej një arresti kardiak. Në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi, por jo shenja dhune.
Kush është Pirro Dhima?
Pirro Dhima është peshëngritësi i mirënjohur grek. Ai është tre herë kampion olimpik. Ai ka fituar medalje ari në Barcelonë, në vitin 1992, Atlanta, në vitin 1996 dhe Sydney, në vitin 2000,kurse në Athinë, në vitin 200, ku mori medalje bronzi.
Dhima, ka lindur në Himarë nga prindër grekë dhe është rritur në Tiranë. Pirro Dhima, ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të peshëngritjes në Aalborg dhe është renditur i 4-ti kurse vendi ynë i 3-ti. Gjithsesi me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.
Pas lënies së peshëngritjes ai është bërë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA.
Njoftimi nga Policia
Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.