Menjëherë pas takimeve të Von der Leyen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, është njoftuar marrëveshja e arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk dihet në qoftë se kjo është vetëm rastësi.
Presidentja e Komisionit Evropian, aktualisht ndodhet në Serbi ndërsa ka përshëndetur edhe marrëveshjen arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mes Serbisë dhe Kosovës. Presidentja e KE-së ndër të tjera ka bërë thirrje që dialogu të vijoj në mënyrë që të gjendet një zgjidhej përfundimtare për reciprocitetin e targave, që u vendos më 20 shtator nga Kosova. Ajo ka thënë se ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve që ka zhvilluar me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë.”, shkroi UrsulaVon Der Leyen.
I warmly welcome the deal found today in Brussels between Serbia and Kosovo.
This is a very positive development following my meetings with President @avucic and Prime Minister @albinkurti
It’s good for the whole region.
The dialogue now needs to continue. https://t.co/sxBQNdhHMv
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2021
Më poshtë janë edhe tre pikat e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Tri pikat e marrëveshjes:
- Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
- Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, si masë e përkohshme, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
- Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.