Vrasja tragjike e efektivit të policisë Saimir Hoxha e cila ka tronditur vendin paraditen e sotme ka vijuar të zbardhet nga policia dhe forcat e RENEA-së, ku së fundmi janë zbuluar pamjet e vendit ku 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi veten diten e sotme pasi u rrethua nga polcia, ku shihen qartë dorezat plastike që janë përdorur të mbuluara me gjak si dhe njollat në rrugë.
Në videon e publikuar në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka ka treguar disa pamje nga vendi kur është transportuar 21-vjeçari pas tentoi të vrasë veten.
Në video gjithashtu tregohet vendi, ku u fsheh Rama për mbi dy orë. Po ashtu gazetarja Klodiana Lala ka publikuar foto ku shihet momenti i përballjes së efektivit Saimir Hoxha me Aldi Ramën. Ajo bëri me dije se fotoja i ka ardhur në celular dhe tregon momentin kur efektivi Hoxha, bashkë me shefin e Krimeve të Lezhës Leonard Palushi dhe kolegun tjetër kanë ndaluar mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë.
Sipas Lalës, ata kanë qenë shumë pranë me njëri-tjetrin dhe se efektivët kanë thirrur ‘jemi policia’, pavarësisht se nuk kishin veshur uniforma.
Kujtojmë se policia pak më parë njoftoi se autori i krimit, 21-vjeçari, Aldi Rama ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e krimit dhe telefonin e tij celular. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Ishull Lezhë.