Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Ishëm Lezhë, ku një oficer i krimeve u vra me armë zjarri nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili është në gjendje kritike për jetën pasi tentoi të vriste veten.
Menjëherë pas ngjarjes SHÇBA ka nisur hetimet për veprimet që kanë bërë kolegët e efektivit Saimir Hoxha të cilët ndodheshin me të në momentin që ky i fundit u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari. Policët që ishin me Saimir Hoxhën do të duhet të japin disa shpjegime, për atë çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas vrasjes së Samir Hoxhës.
SHÇBA do të hetojë se cilat ishin veprimet e efektivëve që shoqëronin kolegun e tyre Saimir Hoxha dhe pse nuk reaguan kur dëgjuan të shtënat me armë zjarri.Gjithashtu ata duhet të shpjegojnë se si mundën të largoheshin nga vendi i ngjarjes tre të rinjtë që ishin në makinën e ndaluar për kontroll pasi qëlluan për vdekje Saimir Hoxha.
Kujtojmë se policia pak më parë njoftoi se autori i krimit, 21-vjeçari, Aldi Rama ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e krimit dhe telefonin e tij celular. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Ishull Lezhë.