Nëse e mbani mend, Lulzim Jashari ishte një ndër meshkujt pjesëmarrës të sezonit të parë të “Për’puthen”, i cili më pas u pa dhe në një format të ngjashëm në Kosovë, në “It’s my love”.
Më herët, ish-konkurrenti ka plasur ‘’bombën’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej muajsh ishin në pritje të fëmijës së parë. Ky lajm u bë i ditur në emsionin “n’Kosovë show”, ku bashkëshortja e tij u fut në studio dhe surprizoi të gjithë publikun mbarë.
Ajo që mori më së shumti vëmendje ishte deklarata e tij se produksioni ishte në dijeni se ai ishte në lidhje e më pas edhe i martuar.
Pritjes i ka ardhur fundi dhe në familja e Lulzimit është shtuar me një bebushe.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Instagram”.
“Mirë se erdhe në jetë qika jem”, shkruan ai krahas fotos me vogëlushen e sapolindur.
Kujtojmë se Lulzimi lançoi këngën e tij të parë para disa kohësh. Ai njoftoi ndjekësit në Instagram për projektin e tij të ri, i cili titullohet “Filma” dhe vjen në bashkëpunim me Huggo. Të shumtë janë ata persona që janë habitur nga projekti i ri i Lulzimit në muzikë, teksa i kanë shkruar se ai s’ka zë për t’u bërë këngëtar. Mirëpo, meqë u fut në “Për’puthen”, “famën” e mori, të tjerët po bënin muzikë, pse të mos bënte edhe Lulzimi një këngë si të gjithë?