Ish-nënkryetari i SPD-së të qendrës së majtë në një intervistë për BBC-në, ka thënë se ai beson se partia e tij është “fituesi i qartë” i zgjedhjeve të sotme.
Ralf Stegner, i cili tani drejton SPD në Schlesëig-Holstein, është shprehur i bindur se udhqëheqsi i ri i gjermanisë duhet ët jetë Olaf Scholz.
“është padyshim e qartë se duhet të jetë nën udhëheqjen e Olaf Scholz dhe jo humbësi i këto zgjedhje, kush është Armin Laschet, kandidati i CDU -së ”.
Stegner pranoi se formimi i një koalicioni tre-palësh mund të jetë sfidues, por ai tha se ai priste që partitë e ndryshme të mblidheshin së bashku.
“Për sa kohë që nuk ka shumicë për një koalicion dypartiak, do të na duhet të ndërtojmë një koalicion qeveritar nga tre partnerë dhe kjo është padyshim një detyrë e vështirë të cilën do të duhet ta zgjidhim,” tha ai. Exit-Poll-et e para të bëra pas përfundimit të zgjedhjeve kanë treguar një diferencë shumë të ngushtë mes dy partive kryesore në vend. Laschet i CDU-CSU kryeson me 25-26% të votave ndërkohë që partia socialdemokrate, SPD mbetet në kuotat e 25%. Surprizë në këto zgjedhje ëshët partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila duket se do të sigurojë 11% të votave në shkallë kombëtare. Transmetuesi ARD raporton se mund të sigurojë 21% të të gjitha votave në ish -Gjermaninë Lindore, ku ka qenë prej kohësh më e forta.