Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë.
Sipas policisë, janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe iu vendos gjobë nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.
Mësohet se disa drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon kontrolli me radar 📸, në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues📟, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Si rezultat i kontrollit permanent, janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.
14 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin 🚘 nën efektin e alkoolit 🥃, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.44 mg/l.
Si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion🏡
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔