Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës ku dy vëllezër kanë hyrë në lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike mbi ish-gruan e njërit prej tyre.
Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi kanë dhunuar gruan në ambientet e një lokali në lagjen “18-Shtatori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi kanë dhunuar shtetasin me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç.
Ende nuk dihet motivet e plota se përse i detyruan dy vëllezërit të merrnin këtë hap të rëndë por autoritetet e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.