Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për mediat se duke filluar nga dita e hënë në Kosovë do të vendosen masa të reja anti-COVID.
Ai thotë se ka pasur shumë diskutime dhe takime në lidhje me masat që do të hynë në fuqi nga data 27 shtator. Vitia sqaron se ditën e sotme kanë marrë rekomandimet nga IKSHPK-ja në lidhje me këto masa.
“Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia.
Më tej Vitia ka sqaruar se ashtu si është paralajmëruar në të gjitha institucionet shtetërore dhe në disa institucione private do të kërkohet certifikata e vaksinimit.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publik dhe privat që punojnë me palë.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka lajmëruar se do të hapën çerdhet dhe kopshtet duke filluar nga dita e hënë, ndërsa numri i nxënësve që do të lejohen në klasa do të jetë 20. Vitia ka bërë me dije se këto masa do të votohen në mbledhjen që do të zhvillohet nesër në Qeverinë e Kosovës.
“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia.