Aleanca për Teatrin ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar pushimin e padisë së ngritur nga avokatët Dorian Maltija dhe Dorina Dule të cilët sipas tyre duke u ‘fshehur’ nën petkun e shoqqërisë civile, kishin bërë një kërkesë për rrëzimin e kërkesave të ngritura nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, lidhur me ndërtimin e godinës së Teatrit në të njëjtin vend ku ishte më parë.
Sipas tyre fakti që kjo padi është pushuar nga organi i akuzës tregon se është në favor të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit
Si objekt është ngritur anullimi i VKM-së për Teatrin Kombëtar. Është ngritur pretendimi për të shpallur të pavlefshme të gjithë veprimet e bëra nga IMT. Gjatë vitit të kaluar kemi konstatuar që avokatët Dorian Matlija dhe Dorina Dule të cilët të veshur me petkun e shoqërisë civile i shërbejnë pushtetit pasi ka dorëzuar edhe padi të tjera lidhur me cështjen që ne po e diskutojmë. Nga pikëpamja juridike nuk mund të kërkohet anullimi i një akti që i ka dhënë efektet e veta. E kemi konsideruar se këto padi të dorëzuara në ditë të njëjtë nga të dy avokatët Dorian Mitilli dhe Erena Dule janë padi korruptive.
Pala paditëse pati kërkuar pezullimin e cështjes deri sa të zgjidhej në Gjykatën Kushteuese, e cila provoi se cështja nuk mund të zgjidhej në Gjykatë Administrative. Kjo padi ka mbetur sot pa bazë ligjore dhe pa objekt. Vijmë sot ku pala paditëse ka kërkuar pushimn e gjykimit.
Këto janë padi korruptive, e kemi vërtetuar. Përpara se shoqata “Inpetus” të vepronte me pushimin e gjykimit, i ka kërkuar Presidentit të Republikës bashkëpunim. Pse ka ndodhur kjo? Në tetor Gjergj Bojaxhiu në bashkëpunim me Erion Veliaj dhe Edi Ramën kanë kërkuar të bëjnë pis institucionet e vetme që janë në krahun tonë.
Unë e cmoj si akt arbitrar. Nuk e di përse u rrëzua kjo padi, për tu legjitimuar të gjitha veprimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.