Komiteti Teknik i ekspertëve u mblodh ditën e sotme ku ka dalë në një koferncë për shtyp për të dhënë infromacione në lidhje me situatën situatën epidemiologjike në vendin tonë përsa i përket dy javëve të fundit.
Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi gjatë mbledhjes se prej një jave ka një ulje të lehtë të indikatorëve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë.
Brataj nga konferenca e Komitetit të Ekspertëve Teknik tha se situata është në kontroll.
“Nuk ka rritje, por ulje të lehtë të indikatorëve. Edhe në qendrën e Urgjencës nëse ishim 470 vizita, sot jemi 390-400. Nëse në datën 19 shtator vitin e kaluar, kishim 178 pacientë në spitale, sot 216 të shtruar. Çfarë ka treguar deri tani situata? Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë dhe është rritur trajtimi në banesë dhe ulja e rasteve të humbjeve. Midis këshillimit, që sot qytetarët kanë më shumë besim, e ndjekin sëmundjen në shtëpi. Për rastet që kanë nevojë shërbehen në banesë. Situata është në kontroll.”, tha Brataj.
E ndërkohë kujtojmë këtu se gjatë mbledhjes së sotme është njoftuar se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim. Pra, ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë.